Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi sot ka mbajtur kolegjiumin përmbyllës për vitin 2017 me gjyqtarë të Gjykatës dhe Degëve të saj.
Gjatë takimit është prezantuar Plani Vjetor i Punës së Gjyqtarëve dhe Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për vitin 2018.
Kryetarja e Gjykatës i njoftojë gjyqtarët edhe për punën dhe sfidat nëpër të cilën ka kaluar Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë vitit 2017, duke theksuar faktin se bazuar në raportet e vitit 2017 vërehet një rritje e numrit të lëndëve të përfunduara në gjykatë, e posaçërisht një numër i lëndëve të vjetra, gjë që është dëshmi para qytetarëve të Kosovës, se në sistemin gjyqësorë po punohet dhe po bëhen ndryshime pozitive në sistem të drejtësisë.