KOMUNIKATË PËR MEDIA

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 06 dhjetor 2017 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka mbajtur shqyrtimin kryesor ndaj të miturve G.H, R.G dhe L.LL.

I mituri G.H dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par.1, pika 1.1 dhe 1.4 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

E mitura R.G dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par.1, pika 1.1 dhe 1.4 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

I mituri L.LL dyshohet se ka kryer veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre nga neni 386 par.1, nën par. 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Gjatë seancës është lexuar propozimi para se të miturit të deklarohen për fajësinë, mirëpo mbrojtësi i të miturit G.H, është tërhequr nga mbrojtja.

Për këtë arsye Gjykata ka lajmëruar përfaqësuesit se nëse deri me dt.11.12.2017 nuk do të caktojë mbrojtës, atëherë Gjykata do ta caktojë mbrojtjen sipas detyrës zyrtare.

Seanca e radhës është caktuar me dt. 15.12.2017 në ora 09.00.