Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë po qëndron në vizitë në Berlin

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë po qëndron në vizitë në Berlin

Prishtinë, 23 nëntor 2017 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Afërdita Bytyçi, së bashku me dy gjyqtarët e Departamentit Administrativ të kësaj Gjykate, Hajriz Hoti dhe Krenar Berisha, janë duke qëndruar në Berlin të Gjermanisë, si pjesë e një delegacioni nga Kosova, në kuadër të projektit ” Reforma Juridike dhe Administrative në Kosovë” lidhur me temën ”Administrata dhe procedura administrative në Republikën Federale të Gjermanisë”.

Gjatë kësaj vizite ata vizituan Zyrën e Qarkut për Berlinin Qendror-Zyra Ligjore, Gjykatën Administrative në Berlin, Administraten Tatimore në Berlin, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganes në Berlin, Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Gjykatën Sociale në Halle ( Gjykatë Sociale e Shkallës  së Dytë) ndërsa vizita do të vazhdon sot në Entin e Punës në Halle, në Gjykatën Federale Administrative  në Leipzig si dhe në Akademinë e Drejtësisë në Brandenburg.

Pjesë e delegacionit nga Kosova janë edhe përfaqësuesi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, përfaqësuesi i Departamentit ligjor të Doganës së Kosovës, përfaqësuesi i Administratës Tatimore të Kosovës, përfaqësuesi i Divizionit të skemave pensionale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenjes Sociale si dhe udhëheqësit e projektit” Reforma Juridike dhe Administrative në Kosovë”.

 

Kjo vizitë është organizuar nga donatorët gjerman GIZ dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në mes dy shteteve në  fushën administrates dhe procedurës administrative.

Vizita në Berlin ka filluar nga dita e hënë, me dt. 20.11.2017 dhe do të zgjasë deri me dt.24.11.2017.