Prishtinë, 09. tetor.2017 – Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.G, për veprën penale Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore, nga neni 266 par.6 lidhur me par. 5.1 dhe 2 të KPK- së.
Të pandehurit N. G i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 ( një ) muaji, duke filluar nga data 05.10.2017 deri me datë 05.11.2017.
Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.