Prishtinë 09 gusht – Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë ka shqyrtuar rastin Kalim i pa autorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare nga neni 146 par.2 lidhur me par 1 dhe nenin 31 të KPRK-së, ndaj dhjetë të akuzuarve prej të cilëve pesë shtetas serb dhe pesë shtetas rus.
Prokuroria fillimisht ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, të cilën kërkesë e ka tërhequr me parashtresë , për të paraqitë aktakuzë me kërkesë për dhënjen e urdhërit ndëshkimorë, dënim me gjobë pa mbajtjen e shqyrtimit gjyqësorë.
Gjykata e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për dhënjen e urdhërit ndëshkimorë dhe ndaj të pandehurve ka shqiptuar dënimin me gjobë prej 250 euro (dyqind e pesëdhjetë euro) për secilin veç e veç, si dhe i ka obliguar të paguajnë nga 20 euro për paushall gjyqësorë.
Pas pagesës së dënimit me gjobë të pandehurit do të përcillen për në pikën kufitare më të afërt nga Policia e Kosovës.
Të akuzuarit janë arrestuar dje afër Podujevës nga Policia e Kosovës për kalim ilegal të kufirit.