Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit ndaj tre të pandehurve A.D, B.K dhe F.SH për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë, nga neni 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe nenit 30 (par.2,nënpar.2 dhe 6) të Ligjit Penal të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LPK), të dyja në fuqi deri më 06.04.2004, gjithashtu e përcaktuar me nenet 23 dhe 147 (par.4 dhe 10) të Kodit Penal të Kosovës, në fuqi deri më 31 dhjetor 2012, gjithashtu e përcaktuar me nenet 31 dhe 179 (par. 1.5 dhe 1.9) të Kodit të Ri Penal të Kosovës, në fuqi prej 1 janarit 2013.
Të pandehurve A.D, B.K dhe F. SH ju është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji duke llogaritur për secilin veç e veç, prej dt.05.07.2017 deri me dt. 05.08.2017
Gjykata ka konstuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.D, B.K dhe F. SH me 23 Mars 2004 rreth orës 21:40 në Podujevë, në bashkëkryerje i kishin zënë priten një veture të policisë së UNMIK-ut, e cila ishte duke patrulluar, ata qëlluan me armë së paku 108 herë në drejtim të veturës dhe katër pasagjerëve të saj , me ç ‘ rast kishin mbetur të vdekur P.E, Zyrtar Policor i UNMIK-ut dhe A.RR, Zyrtar Policor i Kosovës, në kohën kur ata ishin duke i kryer detyrat e tyre të mbrojtjes së rendit ligjor.
Kundër këtij aktvendimi palet ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit .