Prishtinë, 06 korrik 2017 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarve E.B, R.Z, K.G, A.J, L.B, K.M, M.B, G.M, A.H, M.M, A.H, SH.R, A.O.
I akuzuari E.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 2 vite e tetë (8) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 10.000 euro, për tri (3) vepra penale Marrje e ryshfetit nga neni 343 par.1 të KPPK-së, për dy (2) vepra penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 345 par.1 të KPK-së, për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 dhe 2 nën.par.2.3 të KPRK-së dhe për dy vepra penale Ushtrimi i ndikimit në bashkëkryerje nga neni 345 par.1 lidhur me nenin 23 të KPK-së, ndërsa sa i përket dy (2) veprave penale Ushtrimi i ndikimit në bashkëkryerje nga neni 345 par.1 lidhur me nenin 23 të KPK-së është refuzuar aktakuza.
I akuzuari R.Z për dy (2) vepra penale Ndihmë në Ushtrimin e ndikimit konform nenit 345 par.1 lidhur me nenin 25 të KPK-së, refuzohet aktakuza për shkak të parashkrimit absolut.
I akuzuari K.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.500 euro, për dy (2) vepra penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 345 par.1 lidhur me nenin 25 të KPK-së,
I akuzuari A.J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj për veprën penale Ushtrimi i ndikimit në bashkëkryerje nga neni 345 par.1 lidhur me nenin 23 të KPK-së, ndërsa për një(1) vepër penale Ushtrimi i ndikimit në bashkëkryerje nga neni 345 par.1 lidhur me nenin 23 të KPK-së REFUZOHET AKUZA për shkak të parashkrimit absolut.
I akuzuari L.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale dhe Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje, nga neni 345 par.1 lidhur me nenin 25 dhe 31 të KPK-së.
I akuzuari K.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7) muaj për shkak të veprës penale Ndihmë nga neni 25 lidhur me veprën penale, Ushtrimi i ndikimit nga neni 345 par.1 të KPK-së ndërsa refuzohet aktakuza për shkak të parashkrimit absolut për veprën penale Ndihmë nga neni 25 lidhur me veprën penale, Ushtrimi i ndikimit nga neni 345 par.1 të KPK-së.
I akuzuari M.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj për veprën penale Ushtrimi i ndikimit në bashkëkryerje nga neni 345 par.1 lidhur me nenin 23 të KPK-së, ndërsa për një(1) vepër penale Ushtrimi i ndikimit në bashkëkryerje nga neni 345 par.1 lidhur me nenin 23 të KPK-së konform nenit 363 par.1 nën.par.1.3 të KPRK-së refuzohet aktakuza për shkak të parashkrimit absolut.
I akuzuari G.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 5.000 euro për dy (2) vepra penale Ushtrimi i ndikimit në bashkëkryerje nga neni 345 par.1 lidhur me nenin 23 të KPK-së, dhe Ushtrimi i ndikimit nga neni 345 par.1 të KPK-së, ndërsa për një vepër penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 345 par.1 të KPK-së, konform nenit 363 par.1 nën.par.1.3 të KPPRK-së, refuzohet aktakuza për shkak të parashkrimit absolut.
I akuzuari A.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 4.000 euro, për tri (3) vepra penale Ndihmë në veprën penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 345 ar.1 lidhur me nenin 25 të KPK-së.
I akuzuari M.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit nga neni 345 par.1 lidhur me nenin 25 të KPK-së.
I akuzuarit A.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 343 par.1 lidhur me nenin 25 dhe 31 të KPK-së.
I akuzuari SH.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tre(3) muaj me mundësin e zëvendësimit të dënimit me burgim, me dënim me gjobë me pëlqimin e të akuzuarit për veprën penale Dhënia e ryshfetit nga neni 344 par.1 të KPK-së.
E akuzuara A.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tre(3) muaj me mundësin e zëvendësimit të dënimit me burgim, me dënim me gjobë me pëlqimin e të akuzuarit për veprën penale Dhënia e ryshfetit nga neni 344 par.1 të KPK-së.
Gjykata paraprakisht ka gjetur se këta të akuzuar si persona zyrtar dhe student senator të Universitetit të Prishtinës, kanë shfrytëzuar autoritetin zyrtar në mënyra të ndryshme me qëllim të përfitimit material të tyre.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës .