Sot një trup gjykues i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, publikisht ka shpallur aktgjykimin, PKR.nr.612/16, më të cilin të akuzuarit D.G i është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej 18 viteve.
Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari D.G është fajtor ngase me dt.13.06.2016 rreth orës 19:00 në fshatin Hajvali, Komuna e Prishtinës para supermarketit ”Byqma” më dashje nga hakmarrja e paskrupullt ka privuar nga jeta të ndjerin N.G, më të cilin ishte edhe në raporte familjare, e kishte djalë të axhës, dhe më këtë ka kryer veprën penal, Vrasje e Rëndë nga Neni 179 par.1 nënpar.1.8 të KPRK-së.
Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar në kohëzgjatje prej 18 viteve i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.13.06.2016 e deri në plotfuqishmëri të vendimit.