Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi sot ka mbajtur një takim me praktikantët e zgjedhur për praktikën njëvjeçare të cilën do ta mbajnë në Gjykatë.
Kryetarja e Gjykatës fillimisht ju uroj mirëseardhje praktikantëve dhe njëherit i njoftojë për Departamentet e Gjykatës, zhvillimin e seancave gjyqësore, po ashtu kërkoj nga ata që të shprehin interesim në çdo lëmi gjyqësore, të angazhohen që të marrin sa më shumë njohuri me qëllim të ngritjes dhe avancimit të tyre profesional.
Praktikantët në Gjykatë kanë filluar punën me dt.01 Mars 2017 dhe janë shpërndarë nëpër Departamentet e Gjykatës Themelore në Prishtinë.