Është mbajtur punëtoria e përbashkët e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë me temë “ Zbatimi i ligjit në praktikë: evidentimi i çështjeve dhe nxjerrja e propozimeve për përmirësimin e praktikës gjyqësore “.
Temë qendrore e këtij takimi ishte brenga e gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me dilemat që po hasin gjyqtarët gjatë zbatimit të ligjit.
Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala vlerësoj këtë aktivitet dhe theksoj se çështjet e diskutuara në këtë takim do të shërbejnë si bazë për përgatitjen e buletinit të tretë të kësaj Gjykate.
Vlerësim pozitiv për ecurinë e këtij aktiviteti dha edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi e cila konsideroj si shumë të rëndësishëm këtë takim.
Ky aktivitet është mbështetur nga “Projekti për Fuqizimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë”,i financuar nga Ambasada Norvegjeze dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim / UNDP.