Prishtinë, 10 janar 2017 – Sot në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për çështje Civile ka ndërruar jetë një person me inicialet F.SH rreth moshës 50 vjeçare, i cili ka qenë palë në procedurë në një çështje civile.
Sipas dëshmitarëve, ai për një moment nuk është ndjerë mirë dhe është alivanosur. Gjykata Themelore menjëherë ka njoftuar ndihmën e shpejtë e cila pavarësisht përpjekjeve të shumta nuk ka arritur ta rikthej në jetë të ndjerin.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.