Gjykata Themelore në Prishtinë –Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit A.H ,V.B për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me par.2 nënpar.2 të KPRK-së dhe të akuzuarit A.M dhe N.F për veprën penale Mashtrimi në detyrë nga neni 341 par.3 lidhur me par.1 të KPK-së .
Të akuzuarit A.H ,V.B , A.M dhe N.F janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me kusht -dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1(një)viti i cili nuk do të ekzekutohet në afat prej 2 (dy) viteve nëse nuk kryen vepër penale të re.
I akuzuari A.M obligohet që Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës në emër të dëmit të shkaktuar të kompensoj shumën prej 100.000 euro si dhe i akuzuari N.F në emër të dëmit të shkaktuar të kompensoj shumën prej 188.000 euro .
Kjo çështje penale është gjykuar në procedurë të rigjykimit ,duke vepruar sipas rekomandimeve të precizuara në vendimin e Gjykatës së Apelit .