Sipas konkursit nr 04/2016 dt. 02.08.2016 për pozitën Zyrtar/e ligjor
Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar sipas konkursit nr.04/2016 dt. 02.08.2016 për pozitën zyrtar/e ligjor/e në Gjykatën Themelore të Prishtinës se në procedurën e vendosjes sipas ankesave të kandidatëve që nuk janë përzgjedhur në listën e ngushtë, Komisioni për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave i Gjykatës Themelore në Prishtinë me vendimin KA.nr.21/16 dt. 02.12.2016 ka anuluar konkursin për këtë pozitë.
Arsye për anulimin e konkursit ishte gabimi që është bërë nga komisioni intervistues ku një kandidat që nuk kishte pikë të mjaftuara për intervistë me gojë ishte thirrur në vend të kandidatit tjetër që kishte kaluar fazën e parë të testimit dhe kishte emrin dhe mbiemrin e njëjtë me kandidatin e ftuar gabimisht.Prandaj, me qellim që procesi i rekrutimit të jetë absolutisht i drejtë, Komisioni i gjykatës ka vendos që procesin për rekrutim të stafit për këtë pozitë ta anuloi.
Gjykata do të përsërit shpalljen publike për çka të interesuarit do të njoftohen me kohë në formën e përcaktuar me ligj.