Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit V.G për veprën penale në bashkëkryerje Marrja e ryshfetit nga neni 343 par.2 lidhur me nenin 23 të KPRK-së dhe ka shpallur fajtor të akuzuarin sepse, me datë 18.06.2012, rreth orës 20:30, në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Sllatinë, në pozitën e pjesëtarëve të policisë së Kosovës-Njësia e Trafikut Rajonal – patrollë, në bashkëveprim me të pandehurin H. K kanë kërkuar në emër të ryshfetit shumën e të hollave prej 300 euro kurse kanë marrë ryshfet para në shumën prej 100 euro, nga i dëmtuari F.H me ç’rast të njëjtit nuk i kanë shqiptuar tiketë ndëshkuese, për shkak të kundërvajtjes së shkaktuar në komunikacion ,me çka ka kryer vepër penale në bashkëkryerje Marrja e ryshfetit nga neni 343 par.2 lidhur me nenin 23 të KPRK.
Andaj, Gjykata, në bazë të neneve 7, 17, 21, 41,42, 49, 50, 51, 73, 74 të KPRK-së dhe nenit 365 dhe 366 të KPP, i shqiptoi dënim me kusht në kohëzgjatje prej 1 (një) viti i cili nuk do të ekzekutohet, nëse brenda afatit prej 2 (dy) viteve nuk do të kryejë vepër të re penale.
I akuzuari tjetër H.K gjendet në arrati, për të njëjtin është lëshuar urdhër arrest dhe është veçuar procedura ndaj tij .