Të martën kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë z. Hamdi Ibrahimi ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Administratës Publike z. Mahir Yagcilar ku temë e takimit ishte gjendja dhe kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë .
Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë z.Ibrahimi ka njoftuar ministrin e Ministrisë së Administratës Publike z. Yagcilar lidhur me problemet që po e përcjellin në vazhdimësi Pallatin e Drejtësisë sidomos në sistemin e ventilimit dhe ngrohjes .
Në këtë takim u bisedua për gjetjen e zgjidhjes së këtyre problemeve ashtu që ministri Yaglcilar premtoi angazhimet e tij brenda kompetencave të Ministisë së Administratës Publike që të analizohet ideja dhe kërkesa që problemi i mungesës së oksigjenit në Pallatin e Drejtësisë të zgjidhet me vendosjen e nga një dritareje në secilën zyre të punës ndërsa të angazhohen ekspertët përkatës që problemi i sistemit të ngrohjes të zgjidhet ashtu që të eliminohet defekti i tanishëm ku në një pjesë të Pallatit të Drejtësisë temperatura bie nën 18 gradë celsius ,ndërsa në pjesën tjetër ngritët temperatura deri në 40 gradë celsius .
Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë z. Hamdi Ibrahimi falënderoi ministrin e Ministrisë së Administratës Publike z. Mahir Yagcilar për angazhimet e tij dhe shpreson në realizimin e premtimeve të dhëna