Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka pranuar kërkesë nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës 1.Donika Kada- Bujupi ,2.Besa Baftiu , 3.Pal Lekaj dhe 4. Albulena Haxhiu ,të cilët janë nën masa të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë për lejimin e tyre që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës të paraparë të mbahet me datë 26.02.2016 .
Gjykata ka aprovuar kërkesën e këtyre të pandehurve – deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ka lejuar që të njëjtit sot të marrin pjesë në këtë seancë . Policia e Republikës së Kosovës sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë do të kujdeset për përcjelljen e tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për kohën sa këta deputet qëndrojnë brenda sallës së Kuvendit nuk do të jenë nën mbikëqyrjen e Policisë ,kështu që të njëjtit janë absolutisht të lirë në shprehjen e mendimeve dhe veprimeve të tyre brenda fushëveprimit të deputetit .