GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË – Departamenti i Krimeve të Rënda, sipas Kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë mbi vazhdimin e masës Arrestit shtëpiak në çështjen penale kundër të pandehurit P.L
për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPK dhe Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.1 të KPK, kundër të pandehurve G.K, A.D dhe B.B për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPK dhe Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.1 të KPK, ndërsa kundër të pandehurave T.H dhe T. K për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtat kanë kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK, vendosi që t’ju ndërprehet masa Arresti Shtëpiak kundër të pandehurve P.L, G.K dhe A.D dhe për të njëjtit urdhëron masën Paraqitje në Stacion Policor dhe vazhdohet masa Paraqitje në Stacion Policor kundër të pandehurave B.B , T.H dhe T.K .