Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm sot mbajti seancën dëgjimore, me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurit Nol Nushi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat
penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm nga neni 412 par.1, Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga neni 410 par. 2 të KPRK-së dhe për shkak të veprës penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333par. 3 lidhur me par. 1 të KPRK, dhe vendosi që ndaj të njëjtit të caktoi paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 muaji (një) ,duke llogaritur nga data e ndalimit të tij 26.12.2015 deri me dt .26.01.2016 .