-Në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm është shpallur aktgjykimi për të akuzuarin Arsim Krasniqi i akuzuar për shkak të veprës penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par.9 lidhur me par. 6 lidhur me par.1 të kryer me datën 05.08.2015.
I akuzuari Arsim Krasniqi është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri(3) viteve, sepse me datë 05.08.2015, rreth orës 14:30, në fshatin Brezhnice, Komuna Obiliq, përkatësisht në udhëkryqin e rrugëve “Dalip Maloku” – “Hoxhe Breznica” me rrugët dytësore “Shahiqi” dhe ‘Nezir Muli”, i pandehuri Arsim Krasniqi, nga pakujdesia ka shkel ligjin mbi trafikun publik, ka rrezikuar jetën dhe ka dëmtuar trupin e njeriut, në atë mënyrë qe ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore nga neni 54.1 të ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor ,nuk ka treguar kujdes ndaj këmbësorëve në vendbanim ashtu që përderisa drejtonte automjetin e tipit “BMW 328”, ngjyrë hiri, me targa të regjistrimit 01-351-HL, me të arritur te udhëkryqi i lartcekur, me kohë nuk i vëren dy këmbësorë fëmijë të cilët ishin duke e kaluar rrugën me ç’rast me pjesën e përparme të automjetit e godet këmbësorin tani të ndjerin Florian Hashani dhe e bartë me automjet, ku pas goditjes në ato momente nga kahja e kundërt ka lëvizur automjeti “VW Kombi”, ngjyrë e kaltër, me targa të regjistrimit 01-587-GS, që e drejtonte Bekim Krasniqi, i cili me pjesën ballore të anës së djathtë goditet në automjetin BMW, duke mbetur në mes dy automjeteve këmbësori i ndjerë i cili sipas konstatimit të mjekut, ndërron jetë në vendin e ngjarjes ndërkaq lëndime të lehta trupore pëson i pandehuri kurse pasagjerja e tij Mehreme Krasniqi dhe i dëmtuari Bekim Krasniqi, pësojnë lëndime të rënda trupore me pasoja të përkohshme në shëndet .
Ndaj të akuzuarit Arsim Krasniqi është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.