Prishtinë – Lidhur me çështjen penale të tani të pandehurve S.M dhe V.G Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se me rastin e shqyrtimit të ankesave që janë ushtruar ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të pandehurit e lartpërmendur, kolegji penal i Gjykatës së Apelit në përbërje prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, të deleguar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës si gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, me aktvendimin e datës 29.07.2015 ka vendos që çështja të kthehet në rivendosje dhe ndaj të pandehurve S.M dhe V.G është vazhduar masa e arrestit shtëpiak deri në rivendosje.
Gjykata Themelore sqaron se ankesa kundër aktvendimit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak janë ushtruar si nga të pandehurit ashtu edhe nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Seanca dëgjimore në rivendosje të çështjes do të mbahet brenda një kohe të shkurtër dhe pritet që kjo të jetë gjatë javës së ardhshme në Gjykatën Themelore të Prishtinës-Departamenti për Krime të Rënda.