Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ,me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurve S.M dhe V.G ,vendosi që ndaj të njëjtëve të caktoi masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një muaji) duke llogaritur nga data e ndalimit përkatësisht arrestimit.
Masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit S.M është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KP të RK-së dhe të Ushtrimit të ndikimit nga neni 431 par. 1 të KP të RK-së , ndërsa ndaj të pandehurës V.G për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënie e ryshfetit nga neni 429 par. 3 të KP të RK-së.
Ndaj të dy të pandehurve është shqiptuar edhe masa e sigurisë-konfiskim i pasaportës.