Beqir Kalludra
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Beqir Kalludra është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit, nga 1 janari i vitit 2021. Më parë ka qenë gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Kalludra ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1987. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010,ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në vitin 2006. Kalludra gjithashtu ka punuar edhe jurist për sh.p.k. Buqaj në periudhën prej 2007 e deri në vitin 2009. Ndërsa në 2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë ku dhe punoi deri në dhjetor 2012. Me 01. 01.2013 Kalludra, është emëruar gjyqtar në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka vazhduar punën në këtë Departament deri me 25.05.2015. Nga 25.05.2015 ka qenë gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën e ka ushtruar deri më i janar te vitit 2021.