Hysni Bardheci
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Hysni Bardheci është gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil. Gjyqtari Hysni Bardheci ka diplomuar në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës, në vitin 2008, kurse në vitin 2012 ka përfunduar studimet postdiplomike në drejtimin civil në Universitetin e Prishtinës. Nga qershori i vitit 2011 deri në korrik të vitit 2012, ka punuar si praktikant me projektin e USAID – SEAD në Gjykatat Komunale për zvogëlimin e lëndëve përmbarimore. Nga nëntori i vitit 2012 deri në janar të vitit 2016, ka punuar si jurist në Shoqërinë e Avokatëve “Sejdiu & Qerkini” Sh.p.k. Nga janari i vitit 2016 deri në korrik të vitit 2017, ka punuar si zyrtar ligjor në Prokurorinë Themelore në Prishtine. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2015. Me datë 31.07.2017, është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, pozitë të cilën e ka ushtruar deri me datë 31.12.2023, ndërsa prej datës 01.01.2024, është avancuar në pozitën gjyqtar në Gjykatën e Apelit, të cilën pozitë ende e mban.