Azra Cakolli
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Azra Cakolli është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën e Apelit. Gjyqtarja Cakolli ka diplomuar në Fakultetin Juridik ,Universiteti i Prishtinës në vitin 1982. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Praktikën profesionale e ka mbajtur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga viti 1986 deri në vitin 1987. Që nga viti 1988 e deri në vitin 2010 ka qenë e punësuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Në vitin 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë .Me 18.10.2013 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Divizioni për Kundërvajtje detyrë te cilën e ka mbajtur deri më 1 janar të vitit 2021.