Naime Ahmeti
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Naime Ahmeti është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Gjyqtarja, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2002. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2007. Nga viti 1987 deri në vitin 1994 dhe nga viti 2000 deri në vitin 2010 ka punuar si referente në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Prishtinë. Gjithashtu nga periudha e vitit 2011 deri në vitin 2015 ka punuar si bashkëpuntore profesionale fillimisht në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e pas reformimit në vitin 2013 në Gjykatën e Apelit në Prishtinë. Më 19.05.2015 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm. Nga 1 korriku vitit 2022, është gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Kosovës.