Hysni Bardheci
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Hysni Bardheci është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Hysni Bardheci ka diplomuar në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës në vitin 2008, kurse në vitin 2012 ka përfunduar studimet postdiplomike në drejtimin civil në Universitetin e Prishtinës. Nga qershori i vitit 2011 deri ne korrik te vitit 2012, ka punuar si praktikant me projektin e USAID – SEAD në Gjykatat Komunale për zvogëlimin e lëndëve përmbarimore. Nga nëntori i vitit 2012 deri në janar të vitit 2016, ka punuar si jurist ne Shoqërinë e Avokatëve “Sejdiu & Qerkini” Sh.p.k. Nga janari i vitit 2016 deri në korrik te vitit 2017, ka punuar si zyrtar ligjor ne Prokurorinë Themelore në Prishtine. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2015. Me 31.07.2017, Hysni Bardheci është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Divizioni për Çështje Civile, pozitë të cilën ende e mban.