Afërdita Bytyqi
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Është gjyqtare në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit nga 1 janari i vitit 2021. Bytyçi ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1996, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2003. Në vitin 2014 kreu studimet pasdiplomike master në lëminë juridiko-penale dhe mori titullin LLM në Juridik. Nga viti 2002 deri në vitin 2003 ushtroi detyrën e udhëheqëses në Zyrën - Byron për Ndihmë Juridike në Drenas, ndërsa nga viti 2003 deri në vitin 2010 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Në vitin 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ku ka punuar deri me dt. 31.12.2012. Me dt. 01.01.2013 është emëruar gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nga 01.01.2017 deri më 01.01.2021, ka qenë kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë.