Prishtinë, 08 gusht 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit R.S, për shkak të veprës penale Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari R.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit i zëvendësohet me dënim me gjobë, në shumën prej 2.000.oo ( dy mijë) euro. I akuzuari dënimin me gjobë mund ta paguaj brenda afatit prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Me datë 15.12.2022 në Prishtinë, pasi i dëmtuari A.H – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kishte postuar në profilin e tij në rrjetit social Facebook, mendimin e tij për zhvillimet politike në vend, i akuzuari R.S, me qëllim të frikësimit, e përmes llogarisë së tij personale në rrjetin social Facebook, i kishte shkruar koment që lidhet me punën apo me pozitën e të dëmtuarit dhe e kishte kanosur, e që tek i dëmtuari kishte shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën .
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes