Është caktuar masa e sigurisë kundër të pandehurit M.B për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer pesë vepra penale

Është  caktuar masa e sigurisë kundër  të pandehurit  M.B për shkak të dyshimit të bazuar se ka  kryer pesë vepra penale

Prishtinë, 03 Prill 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit M.B, për shkak të veprës penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin365 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm neni 365 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe Zjarr vënie nga neni 322 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin M.B e ka aprovuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi të pandehurit  i llogaritet prej kohës së ndalimit dhe atë prej datës 01.04.2023 deri me datë 01.05.2023.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.