Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.P për katër vepra penale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.P për katër vepra penale

Prishtinë, 10 janar 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.P për veprën penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi nga neni 262 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, Mashtrimi në vazhdimësi nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës dhe Shpëlarja e parave nga neni 3081 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës lidhur me nenin 56 paragrafi 1 pika 1.1 të Ligjit nr.05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

I akuzuari H.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj  si dhe dënimin unik me gjobë në lartësi prej 42.000 (dyzet e dy mijë ) euro të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Koha e kaluar nën masën e paraburgimit i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

Konform nenit 374 paragrafi 3 të KPRK-së, amët dhe atë një pistolet të tipit ‘’Girsan’’ të kalibrit 9mm, me dy karikator si dhe 166 fishek të të njëjtit kalibër, si dhe një pushkë gjuetie të tipit ‘’Super Campion’’ si dhe 55 fishek, i konfiskohen.

Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e përfituara me veprën penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi nga neni 262 paragrafi  1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës,    në vlerë të përgjithshme prej 2,528.715.34 euro, konfiskohen.

Palët e dëmtuara lidhur me kërkesën pasurore juridike udhëzohet në kontestin e rregullt civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.