Kryetarja e Gjykatës, ka pritur në takim përfaqësuesit e Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës, në Prishtinë

Kryetarja e Gjykatës, ka pritur në takim përfaqësuesit e Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës, në Prishtinë

Prishtinë, 22 nëntor 2022- Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani Rama, ka pritur në takim përfaqësuesit e Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës, në Prishtinë.

Në këtë takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët për të dy institucionet, ndër të tjera u diskutua edhe për orarin e punës me palë si dhe për shërbime tjera të cilat i ofron gjykata, siç janë tarifat për angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare.

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë me takime të tjera, përmes së cilave do të arrihet të punohet në të mirë të sistemit të drejtësisë dhe lehtësimin e ushtrimit të profesionit të avokatit.