Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Z.V për vepën penale Krime të luftës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit  Z.V për vepën penale Krime të luftës

Prishtinë, 11 nëntor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin me numër PS.nr.28/2022 në çështjen penale kundër të akuzuarit Z.V për veprën penale në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të panjohur të njësitit të përmendur rezervist të policisë serbe dhe personat e tjerë të armatosur dhe të uniformuar, Krime të luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

I akuzuari Z.V është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vitesh, në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 13 shtator 2022 e tutje.

Me aktvendim të veçantë PS.nr.28/2022, të datës 11 nëntor 2022, gjykata komform nenit 367 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 lidhur me paragrafin  2, 6 dhe 7 të KPPK-së, të akuzuarit ia ka vazhduar paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.