Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurve H.SH dhe N.M

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit  kundër të pandehurve H.SH dhe N.M

Prishtinë 24 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.SH dhe N.M për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare në bashkëkryerje nga neni 386 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Frikësim gjatë procedurës penale në bashkëkryerje nga neni 387 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa kundër të pandehurit H.SH edhe për veprën penale Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.SH dhe N.M e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin veç e veç,  të pandehurve H.SH dhe N.M, masa e paraburgimit iu është caktuar në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2,  pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.