Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër njëmbëdhjetë të akuzuarve për veprën penale Kontrabandimi i mallrave

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur  aktgjykimin kundër njëmbëdhjetë të akuzuarve për veprën penale Kontrabandimi i mallrave

Prishtinë, 12 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve I.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, M.J, N.B, B.M, J.M dhe S.I për veprën penale në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi Kontrabandimi i mallrave nga neni 317 par.1 lidhur me nenet 81 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ndërsa të akuzuarit N.J dhe F.I kanë kryer edhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.

I akuzuari F.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik  me gjobë në shumën prej tremijë e katërqind (3, 400.00) €uro të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi., koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 18.07.2019 në kohëzgjatje prej  49 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me gjobë.

I akuzuari I.J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 13 (trembëdhjetë)  muaj, koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë  06.04.2020 në kohëzgjatje prej 10 muaj e 7 ditëve i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

I akuzuari J.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 11 (njëmbëdhjetë)  muaj, koha e kaluar nën masën e arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 17.04.2020 në kohëzgjatje prej 10 muaj e 18 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

I akuzuari N.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 10 (dhjetë) muaj, koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 23.03.2020 në kohëzgjatje prej 9 muaj 24 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

I akuzuari N.J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 11 (njëmbëdhjetë) muaj  dhe me dënim me gjobë në shumën prej 400 (katërqind ) euro, koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 31.05.2019 e deri më datë 17.04.2020, në kohëzgjatje prej 10 muaj e 18 ditë  i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burg.

I akuzuari S.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 8 (tetë) muaj, koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me dt:08.01.2020  në kohëzgjatje prej 7 muaj e 9 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

I akuzuari XH.J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 6 (gjashtë) muaj, konform nenit 47 të KPRK-së, e me pëlqimin e të dënuarit dënimi me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej tremijë (3,000.00) €uro, të cilin të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 18.07.2019 në kohëzgjatje prej 49 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me gjobë.

I akuzuari A.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 8 (tetë) muaj, koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 08.01.2020 në kohëzgjatje prej  7 muaj e 9 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

I akuzuari B.U është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 6 (gjashtë) muaj, konform nenit 47 të KPRK-së, e me pëlqimin e të dënuarit dënimi me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej tremijë(3,000.00)€uro, të cilin të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 18.07.2019 në kohëzgjatje prej 49 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me gjobë.

I akuzuari B.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 6 (gjashtë) muaj, konform nenit 47 të KPRK-së, e me pëlqimin e të dënuarit dënimi me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej dymijë e pesëqind (2,500.00) €uro, të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari M.J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumë prej tremijë e katërqind (3, 400.00) €uro të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 09.10.2019 në kohëzgjatje prej 132 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me gjobë. Të akuzuarit janë akuzuar nga Prokuroria,  pasi që nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje edhe me të pandehurit D.I dhe B.R të cilët gjenden