Iniciativa për Sundimin e Ligjit në ballkanin Perëndimor ofron përkrahje për gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamentin Special

Iniciativa për Sundimin e Ligjit në ballkanin Perëndimor ofron përkrahje për gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamentin Special

Prishtinë, 07 shtator 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj.Albina Shabani Rama së bashku me gjyqtarët e Departamentit Special ka pritur në takim përfaqësuesin e projektit Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perndimor (WBROLI) financuar nga Fondi për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri në Mbretërinë e Bashkuar (CSSF) implementuar nga Chemonics International, njëherit dhe përfaqësues i projektit britanik, David Wells.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me mundësitë dhe Vlerësimin e Nevojave për Trajnime për rastet e Krimit të Organizuar.  

Kryetarja Shabani – Rama ka falendëruar përfaqësuesin e projektit WBROLI për përkrahjen e ofruar për Gjykatën  Themelore në Prishtinë – Departamentin Special,  si dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizimin e aktiviteteve të parapara nga ky projekt.

Projekti për vlerësimin e Nevojës për Trajnime është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë.