Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehurit F.I për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Rrezikim i trafikut publik

Është caktuar masa e paraburgimit  kundër të pandehurit F.I për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Rrezikim i trafikut publik

Prishtinë, 30 korrik 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.I për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokuroritë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.I, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, të pandehurit i caktohet masa e paraburgimit  në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe nën paragrafi 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse i pandehurit F.I gjendet në liri ekziston rreziku se i njëjti mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë gjithashtu caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton pesha e veprës penale ku si pasojë e aksidentit dy persona kanë ndërruar jetë, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë preventive që të ndikoi te i njëjti në parandalimin e përsëritjes së veprës penale dhe sigurimin e të pandehurit në procedurë dhe zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e pezullon ekzekutimin e tij.