Dënohen me dënim me burgim dhe dënim me gjobë të akuzuarit R.A.1 dhe R.A.2

Dënohen me dënim me burgim dhe dënim me gjobë të akuzuarit R.A.1 dhe R.A.2

Prishtinë, 16 qershor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve R.A.1 dhe R.A.2, të akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

I akuzuari R.A.1 është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite për veprat penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, nga neni 321 paragrafi 1 të KPRK-së, Sulmi ndaj personit zyrtar, nga neni 402 paragrafi 2 të KPRK-së, Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,  në dënimin e shqiptuar me burgim, të akuzuarit R.A.1 do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 19.02.2022 deri më datë 13.06.2022.

I akuzuari R.A.2 është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 500 euro për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, nga neni 321 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilin dënim i akuzuari do ta paguaj në afat prej 15 ditësh, nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë.

Kundër  këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit  përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.