Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve I.K, M.Z dhe E.K

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur  aktgjykimin kundër  të akuzuarve I.K, M.Z dhe E.K

Prishtinë 27 prill 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit I.K pë shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me nenin 31 të KPRK-së, Shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, Pastrimi i parave nga neni 308 të KPRK-së dhe neni 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit nr.05/L-096 lidhur me veprat penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së, të akuzuarit M.Z për veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me nenin 31 të KPRK-së, Shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, Pastrimi i parave nga neni 308 të KPRK-së dhe neni 56 pargrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit nr.05/L-096 lidhur me veprat penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së dhe i akuzuai E.K për veprat penale Pastrimi i parave nga neni 308 të KPRK-së dhe neni 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit nr.05/L-096 lidhur me veprat penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së dhe Shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata konform nenit 364 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, të pandehurit I.K, M.Z dhe E.K i liron nga akuza për të gjitha pikat e aktakuzës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak se as nga dëshmitë e të dëmtuarëve – dëshmitarëve dhe me asnjë provë materiale nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.

Kundër  këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve në Gjykatën e Apelit,  përmës Gjykatës Themelore në Prishtinë.