Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë për katërmbëdhjetë të pandehur

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë për katërmbëdhjetë të pandehur

Prishtinë 09 prill 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K, B.H, B.P, B.S, D.Z, F.H, I.I, I.S, N.S, R.K, S.K, S.P, SH.A dhe Z.P, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në vazhdimësi Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 i KPRK-së në bashkim me veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurve A.K, B.H, B.P, B.S, D.Z, F.H, I.I, I.S, N.S, R.K, S.K, S.P, SH.A dhe Z.P e ka refuzuar dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç. Të pandehurve iu është masa e arrestit shtëpiak në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 par.1 nën paragrafi 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK.       

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.