Është caktuar masa e arrestit shtëpiak kundër tre të pandehurve

Është caktuar  masa  e  arrestit  shtëpiak  kundër  tre të pandehurve

Prishtinë, 21 mars 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në çështjen penale kundër të pandehurëve F.XH, H.H dhe J.GJ për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore nga neni 312, paragrafi 4 të KPRK-së dhe veprës penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.XH, H.H dhe J.GJ e ka refuzuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.

Të pandehurve F.XH, H.H dhe J.GJ masa e arrestit shtëpiak iu  është caktuar  sipas neni 183 paragrafi 1 dhe 9 dhe neni 187 paragrafi 1.2.1 dhe 1.2.2.

Të pandehurit janë njoftuar nga gjykata se sipas nenit 183 paragrafi 5 të KPPRK, po që se e shkelin këtë Aktvendim, gjykata mund tua caktoj masën e paraburgimit.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.