Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarës I.H për veprën penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste

Gjykata ka  shpallur  aktgjykimin kundër të akuzuarës I.H për veprën penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste

Prishtinë 01 dhjetor 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarës I.H për shkak të veprës penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 134 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

E akuzuara I.H me vendimin unanim të trupit gjykues në këtë çështje penale është liruar nga akuza, për shkak se nga gjykata nuk janë gjetur prova se e njëjta  ka kryer veprën penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 134 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën vepër është akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.