Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama priti në takim përfaqësues të OSBE-së në Prishtinë

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama priti në takim përfaqësues të OSBE-së në Prishtinë

Prishtinë 18 nëntor 2021-Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama ka pritur në takim Zyrtaren e Lartë Ligjore nga Sektori për Ligj dhe Drejtësi të OSBE-së Rachel Simon Rushby si dhe Zyrtarët Ligjor Burim Blakaj dhe Shpëtim Halilaj.

Gjatë takimit është diskutuar lidhur me bashkëpunimin e vazhdueshëm si dhe  është biseduar për projektet që OSBE planifikon ti implementojë në bashkëpunim me Gjykatën Themelore Prishtinë me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Kryetarja Albina Shabani Rama i njoftoj  përfaqësuesit e OSBE-së për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar gjykata dhe premtoj se bashkëpunimi në mes Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe OSBE-së do të vazhdoj edhe në të ardhmen.