Gjykata Themelore Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit F.K

Gjykata Themelore Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit F.K

Prishtinë 02 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në çështjen penale kundër të pandehurit F.K., për shkak të veprës penale Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin sipas nenit 212 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurit F.K e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit  i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit konform nenit 187 par. 1 nënparagrafi  l.l dhe 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.