Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.H. për veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit

Gjykata ka  shpallur  aktgjykimin  kundër të akuzuarit H.H. për veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit

Prishtinë 11 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.H. për veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit nga neni 141 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas analizimit dhe shqyrtimit të lëndës nga trupi gjykues është gjetur se me veprimet e të akuzuarit H.H. përmbushen të gjitha elementet e veprës penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit nga neni 141 paragrafi 1 të KPRK-së,  andaj edhe bëri rikualifikimin ligjor nga Shtytje në kryerje të veprës penale  Vrasja nga neni 172 lidhur me nenin 32 paragrafi 3 të KPRK-së.

I akuzuarit H.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari brenda periudhës së verifikimit në kohëzgjatje prej 1 (një) viti nga dita e plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër tjetër penale.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.