Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin M.B. për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin M.B. për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit

Prishtinë 07 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në çështjen penale kundër të pandehurit M.B., për shkak të veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prishtinë 07 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në çështjen penale kundër të pandehurit M.B., për shkak të veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit M.B paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 187 par. 1.1 sepse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer këtë vepër penale, po ashtu plotësohen kushtet nga paragrafi 1.2.1, 1.2.2. dhe par. 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar dhe konsideron se plotësohen të gjitha kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase dhe kërkesa është e bazuar.Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.