Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama vizitoi degën në Podujevë, të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama vizitoi degën në Podujevë, të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama së bashku me zëvëndës kryetarin e kësaj gjykate Dren Rogova kanë vizituar degën në Podujevë, të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi kryetarja Shabani Rama është pritur nga gjyqtari mbikëqyrës i kësaj dege Gazmend Bahtiri, i cili falënderoj kryetaren për vizitën e saj, po ashtu e njoftojë për mbarëvajtjen e punës në këtë degë si dhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat është duke u ballafaquar dega e gjykatës në Podujevë, në mungesë të gjyqtarëve.

Kryetarja e gjykatës Albina Shabani Rama i përkrahu gjyqtarët e degës në Podujevë për punën dhe efikasitetin e kryerjes së lëndëve, përkundër numrit të madh të lëndëve në këtë gjykatë si dhe mungesës së gjyqtarëve.

Në këtë takim u diskutuan çështje me relevancë për mbarëvajtjen e punës të kësaj dege, me theks të vecantë kryerja e lëndëve të vjetra, lëndëve në rigjykim, rastet me paraburgim si dhe dhe lëndët me urdhër në mbrojtje.