Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve S.LL dhe F.LL për veprën penale Vrasje e rëndë

Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve S.LL dhe F.LL për veprën penale Vrasje e rëndë

Prishtinë 04 gusht 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.LL se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të KPK-së dhe kundër të akuzuarit F.LL për veprën penale, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK-së.

I akuzuari S.LL. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë (18) vite, për veprën penale se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të KPK-së në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 08.02.2016 e tutje.

I akuzuari F. LL. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prejtri (3) vite e gjashtë (6) muaj për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK-së, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 08.02.2016 deri më 30.07.2019, si dhe dënim plotësues konfiskohen përgjithmonë sendet e luajtshme, si mjete që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe sendet që i nënshtrohen automatikisht konfiskimit dhe atë armët të cilat janë sekuestruar sipas vërtetimeve mbi marrjen e sendeve dhe shkopinjtë e përdorur me rastin e kryerjes së veprës penale.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.