Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama, ka pritur në takim Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama, ka pritur në takim Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi

Prishtinë, korrik 2021- Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama, ka pritur në takim Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi si dhe Prokurorët Jehona Grantolli dhe Zejnulla Gashi.

Në këtë takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët për dy institucionet, me theks të veçantë u diskutua lidhur me organizimin, mbarëvajtjen, angazhimet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Kryetarja Shabani-Rama, ka theksuar se prioritetet e saj do të jenë angazhimi për një gjykatë të pavarur, transparente, efikase dhe llogaridhënëse.

Kryeprokurori Munishi pasi ka uruar Kryetaren Shabani-Rama për detyrën e re,  ka shprehur interesimin dhe përkrahjen e tij për një bashkëpunim të mirëfillt me Gjykatën Themelore në Prishtinë, në kuadër të autorizimeve ligjore.