Caktohet masa e paraburgimit kundër nëntëmbëdhjetë të pandehurve

Caktohet masa e paraburgimit kundër nëntëmbëdhjetë të pandehurve

Prishtinë 02 korrik 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.P.,V.H.,E.I.,B.M.,K.Z.,L.H., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 të KPRK-së, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 424 të KPRK-së dhe Mashtrim në detyrë nga neni 419 të KPRK-së, i pandehuri G.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 të KPRK-së, Ushtrim i ndikimit nga neni 424 të KPRK-së dhe Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 424 të KPRK-së, të pandehurit A.C., H.D.,M.N., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 424 të KPRK-së dhe Mashtrim në detyrë nga neni 49 të KPRK-së, i pandehuri F.Z. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Mashtrim me subvencione nga neni 324 të KPRK-së, Legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 395 të KPRK-së, B.A. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 390 të KPRK-së dhe Mashtrim me subvencione nga neni 324 të KPRK-së, A.A, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Ushtrim i ndikimit nga neni 424 të KPRK-së dhe Dhënia e ryshfetit nga neni 422 të KPRK-së, i pandehuri H.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Mashtrim me subvencione nga neni 324 të KPRK-së, Legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 395 të KPRK-së dhe Dhënia e ryshfetit nga neni 422 të KPRK-së, i pandehuri D.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 të KPRK-së, Dhënia e ryshfetit nga neni 422 të KPRK-së dhe Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 424 të KPRK-së, i pandehuri B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Mashtrim me subvencione nga neni 324 të KPRK-së, Dhënia e ryshfetit nga neni 422 të KPRK-së, i pandehuri S.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 të KPRK-së, i pandehuri G.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Mashtrim me subvencione nga neni 324 të KPRK-së dhe Falsifikim i dokumenteve nga neni 390 të KPRK-së, të pandehurit K.B., dhe F.M. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Mashtrim me subvencione nga neni 324 të KPRK-së dhe Falsifikim i dokumenteve nga neni 390 të KPRK-së dhe Dhënia e ryshfetit nga neni 422 të KPRK-së, e pandehura K.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Mashtrim me subvencione nga neni 324 të KPRK-së dhe Falsifikim i dokumenteve nga neni 390 të KPRK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntëmbëdhjetë të pandehurve  e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, ndërsa është refuzuar kërkesa e Prokurorit  të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj S.K. dhe K.M. për shkak se nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat janë  dyshuar nga prokuroria.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme për përfitime materiale për vete dhe persona te tjerë, duke vepruar ne kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.