Demant lidhur me shkrimin e publikuar nga disa media ” Sulmohet fizikisht zyrtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë”

Demant lidhur me shkrimin e publikuar nga disa media ” Sulmohet fizikisht zyrtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë”

Prishtinë, 27 prill 2021 – Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik ju njoftojmë se rasti i sulmit të referentit të Gjykatës Themelore në Prishtinë K.K, nuk përfshinë sulm fizik por ka qenë një sulm verbal dhe gjatë të cilit ka intervenuar sigurimi i gjykatës duke njoftuar policinë e që të njëjtit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për shmangien e eskalimit të situatës, e që ka rezultuar me dërgimin në mbajtje të palës N.A.

Gjykata Themelore në Prishtinë, demanton këtë shkrim për shkak se përmban informacione jo të sakta dhe jo profesionale të cilat e vënë në lajthitje opinionin e gjerë dhe nuk i shërbejnë informimit të drejtë të opinionit publik.